GazetaMax
Lajme

Mbi 6 milionë votues të regjistruar për zgjedhjet në Serbi

Komisioni Republikan Zgjedhor njoftoi se numri i përgjithshëm i votuesve në Serbi është 6.501.689. Siç u tha në seancë, ky numër është përcaktuar në bazë të vendimit të Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, e cila të shtunën ka përmbyllur listën e unifikuar zgjedhore.

KRZ ka vendosur të publikojë një numër identik të fletëvotimeve për zgjedhjet për President të Serbisë më 3 prill 2022, si dhe numrin e votuesve, të cilat publikohen nga mesdita e së dielës në  “Gazetën Zyrtare”, shkruan N1. Po ashtu, edhe Komisioni Qendror Zgjedhor konfirmoi sot se i njëjti numër votuesish me të drejtë vote ka edhe në zgjedhjet parlamentare dhe se po aq fletëvotime do të printohen.

Related posts

Gërkovska: Populizmi është më i dëmshmi për një demokraci, duhet guxim që ta mbash shtetin në rrugën e duhur

Gazeta Max

Spasovski: Çdo rryshfet duhet të raportohet, korrupsioni gëlltitë vendet e punës

Gazeta Max

EDITORIAL / Negociatat për të vendosur prokuror partiak, dëmton procesin e integrimit në BE!

Gazeta Max