GazetaMax
Lajme

Me cilat vende ka shkëmbim tregtar më shumë vendi jonë

Maqedonia e Veriut në dallimin ndërmjet importit dhe eksportit shënon një deficit tregtar prej 227.8 milionë euro vetëm në muajin janar.

“Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, e shprehur në euro, në periudhën janar të vitit 2023, është 621 120 000 euro, ndërsa vlera e mallit të importuar është 848 978 000 euro, që është për 5.0 % më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Maqedonia e Veriut në krahasim me vitin e kaluar, ka shënuar rritje të eksportit për 13.7 %, ndërsa importi është rritur për 5 %.

“Në periudhën janar të vitit 2023, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Sërbinë dhe Kinën”, raportoi Enti.

Related posts

Kush do të jetë Papa i ri? Përmenden disa emra

Gazeta Max

Jakimovski thekson: Janë siguruar 6 deputet nga opozita, mungojnë edhe 2 për ndryshimet kushtetuese

Gazeta Max

Lista e të regjistruarve në shkolla të mesme do të publikohet të shtunën

Gazeta Max