GazetaMax
Ballina

“Më shumë fliste për shqiptarët në Maqedoni, se sfidat e Kosovës”: Totaj tregon detaje për takimin me Kurtin

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka treguar një detaj interesant nga takimi me kryeministrin Albin Kurti.

Totaj ka pohuar se 70% të kohës sa kishte zgjatur takimi i drejtuesit ekzekutiv të Kosovës i ka folur për të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë se sa për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova.

“Realiteti është se është kryeministër i Kosovës dhe duhet më tepër me u marr me çështjet tona, të Kosovës, sepse shqiptarët në Republikën e Maqedonisë e kanë lidershqipin e vet”, u shpreh ai për TV Arbëria.

I pari i Komunës së Prizrenit, foli edhe rreth çështjes së korrupsionit, për të cilën tha se është çështje shumë e ndjeshme.

“Aty ku ka zhvillim, kapital ka ekonomi, korrupsioni është i paevitueshëm, ajo që na duhet me e bë është me e menaxhu korrupsionion me e pru në një nivel të ulët”, tha Totaj.

Related posts

12 shenjat që tregojnë se jeni duke përjetuar ankth

Gazeta Max

Aninna prek tapetin e Cannes 2022

Gazeta Max

Regjistrimi i qytetarëve në Regjistrin e librave amzë/ Drejtori Sulejmani: Shqyrtojmë të gjitha kërkesat, zgjodhëm problemin shumëvjeçar

Gazeta Max