GazetaMax
Lajme

“Më sjell mëngjesin në shtrat” – Anita rrëfen si u njoh me Ramush Haradinajn në radion ku punonte

Anita Haradiaj ka rrëfyer për njohjen e saj me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, tashmë të martuar prej shumë vitesh.

E ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ka treguar se hera e parë që takohej me Ramush Haradianj ishte në radio ku dhe ajo punonte në atë kohë.

Ndër të tjera ajo ka zbuluar dhe një tjetër anë të ish-kryeministrit, duke treguar se ai është person shumë romantik.

“Takimin e parë me të e kam bërë gjatë një interviste në radio. Ishte i ftuar në Radio Kosova dhe më tha mua ‘goca e kujt je ti’. Dhe unë, duke menduar që ne njiheshim familjarisht, i thashë jam goca e Mustafës.

Kur nisa punë në Koha Vizion, u takuam sërish. Aty u njohëm, u takuam, ai ishte një djalë ndryshe. Mua më pëlqen gjithçka që është e vështirë, më pëlqen të sfidohem. Dhe ai ishte i pjekur, nuk kishte rutinë, nuk e dije kur do flije apo ku do ishe.

Është shumë romantik, më shumë se unë. Gjithçka e ka me shumë delikatesë, me shumë elegancë. Më ka sjellë edhe mëngjesin në shtrat. Edhe lule…”, ka treguar Anita Haradinaj.

Related posts

Pendarovski: Banka Popullore udhëheq politikë monetare efikase gjatë të gjithë krizave

Gazeta Max

Mariçiqi në Bruksel, fillon skriningu dypalësh për Kapitullin 23, Gjyqësori dhe të drejtat fundamentale

Gazeta Max

175 shoferë të sanksionuar nën ndikimin e alkoolit

Gazeta Max