GazetaMax
Lajme

Me vendim të ministrit Izet Mexhiti mbyllet deponia jo-standarde për mbeturinat në Nikushtak

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot solli vendim për mbylljen e Deponisë jo-standarde për mbeturinat në Nikushtak të Likovës.

Mexhiti në vendim sqaron se vendimi është miratuar me qëllim mbrojtjen e mjedisit, jetës dhe shëndetit të qytetarëve, dhe se vendndodhja ekzistuese jo-standarde për heqjen e mbeturinave komunale në fshatin Nikushtak, komuna e Likovës nuk plotëson standardet mjedisore.

Ky vendim është nxjerrë në përputhje me ligjin për administratën shtetërore dhe ligjin për mjedisin, duke respektuar
parimin e nivelit të lartë të mbrojtjes dhe parandalimit të pasoja të dëmshme.

Urdhëri hyn në fuqi menjëherë.

Related posts

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të lagështa

Gazeta Max

Ramë Lahaj i dhuron Izet Mexhitit filigran me hartën e Kosovës

Gazeta Max

VMRO: Qeveria nuk i ka zbatuar vërejtjet e vitit 2020 dhe 2021

Gazeta Max