GazetaMax
Lajme

Mediat maqedonase bëjnë fushatë kundër për shkak se një shqiptar udhëheq me OSBE-në

Hapja e bisedimeve me BE-n, projektet për diasporën, … e së fundmi edhe ngjarja më e madhe në planin diplomatik- kryesimi me OSBE-në, organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë, përcillen me tekste të pabazuara që kanë për qëllim njollosjen e figurës së Bujar Osmanit dhe spekulime të cilat dukshëm synojnë hijezimin e projekteve, që janë fakte të gjalla.

Si me telekomandë. Nuk është hera e parë që mediat maqedonase nuk ndalen së shkruari tekste tendencioze.

“Të jem i sinqert, jam i kënaqur që më kritikojnë. Sepse, dua që lajmi të arrijë deri te diaspora. Ta dinë se nuk i anashkalojmë, nuk i harrojnë dhe janë të rëndësishëm për ne, se me dijën dhe përvojën që kanë mund të na ndihmojnë shumë”, tha në konferencën e fundit i pari i Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, derisa po mbrohej na sulmet e mediave.

Së fundmi i njëjti hov mediatik edhe për kryesimin me OSBE-në. Në kohë kur po shënohet histori në diplomacinë e vendit.  Media të afërta me qendra politike pro ruse, anti europiane dhe anti SHBA, merren me Bujar Osmanin.

Related posts

MASH e përshëndet vendimin e SASHK-ut për ta vendosur grevën në pezullim

Gazeta Max

Ministri Osmani: BE tregoi se di të bashkohet në kohët historike dhe të marrë vendimet e duhura

Gazeta Max

Baza ajrore e Shqipërisë do të bëhet bazë taktike e NATO-s

Gazeta Max