GazetaMax
Lajme

Mediumi serb thotë se pas Kosova as Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejoj mbajtjen e zgjedhjeve të 3 prillit

Medium serb B92, raporton se votimin e serbëve në zgjedhjet presidenciale të 3 prillit nuk do të lejoje as Mbretëria e Bashkuar.
Në këtë artikull të shkurtër , ky medium Kosovës i referohet me një emërtim “e ashtuquajtura Kosova”.
Medium serb duke u thirrur në burime jozyrtare, thotë se votimi për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, parlamentare dhe lokale nuk do të zhvillohet në territorin e Mbretërisë së Bashkuar, për shkak se autoritetet atje nuk i dhanë vizë Kryetarit të Komisionit Zgjedhor të Serbisë, i cili duhej të udhëtonte drejt Londrës për t’i çuar materialet zgjedhore në ambasadën serbe.
Një ditë më parë, presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka thënë se po duan t’ia humbin rreth 50 mijë vota në Kosovë, prandaj edhe s’po lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.
Për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të 3 prillit në Kosovë ka pasur reagime të shumta.

Related posts

Ministri Osmani i bën thirrje presidentit Pendarovskit që të thirr Këshillin e Sigurisë

Gazeta Max

Takim Kasami – Destani, biseduan për thellimin e bashkëpunimit si dhe për disa projekte në dobi të qytetarëve

Gazeta Max

Të hënën do të mbahet seancë për emërimin e Abazit për shef të PTHP NKOK

Gazeta Max