GazetaMax
Lajme

Meloni: Çështja e emigracionit do të marrë përmasa të paparashikueshme

Në një letër të publikuar ditën e djeshme, kryeministrja italiane Giorgia Meloni u kërkoi liderëve të tjerë të Bashkimit Europian që të bëjnë më shumë përpjekje për të kufizuar imigracionin e paligjshëm.

“Është thelbësore dhe urgjente të merren masa të menjëhershme konkrete, të forta dhe inovative për të trajtuar dhe parandaluar emigrantët nga vendet e treta, me pagesa speciale urgjente për vendet e origjinës dhe tranzitit për të bashkëpunuar”, theksoi ajo.

Meloni njoftoi se letrën në fjalë ia kishte dërguar Këshillit Europian dhe Komisionit pasditen e së hënës, një ditë pas mbytjes të anijes në jug të Italisë.

Anija mbante mbi 200 refugjatë, prej të cilëve 60 u gjetën të mbytur dhe ishin nisur disa ditë më parë nga brigjet e Turqisë.

Mes të vdekurve ishin 12 fëmijë dhe një foshnjë.

“Është detyra jonë morale të parandalojmë që ngjarje si kjo të mos ndodhin përsëri.

Pa hapa vendimtarë, presioni i migracionit së shpejti do të marrë përmasa të paparashikueshme.

Qeveria jonë është e gatshme të mbështesë çdo iniciativë në mënyrë që ne të mos mbajmë zi për humbjen e kaq shumë njerëzve.

Çështja nuk është ndalimi i migrimit në Europë, por frenimi i trafikimit të qënieve njerëzore.
/abcnews.al

Related posts

Institucionet shtetërore muajin e kaluar kanë kursyer 18 për qind rrymë

Gazetamax.mk

Veprimtari i njohur shqiptar Naser Nika shpallet qytetar nderi nga komuna e Malishevës

Gazetamax.mk

T’i kërkohet ndihmë NATO-s për mbështetje drejt BE

Gazetamax.mk