GazetaMax
Lajme

Memishi merr pjesë në “Ditën e Groshës” në Tearcë: Ky organizim është dëshmi e bashkëjetesës – tejkalon edhe kufijt etnik!

Kandidati i VLEN për Tearcën Daut Memishi ka marr pjesë në “Ditën e Groshës” në Tearcë, bashkë me zv/ministrin e bujqësisë, Albrim Hoxha. Sipas Memishi ky organizim eshtë deshmi e bashejeteses që i tejkalon edhe kufijt etnik.

“Së bashku me zëvendësministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, z. Albrim Hoxha, drejtorin e CED, Metin Muharemin dhe kryetarin e komunës, Nuhi Neziri morëm pjesë në manifestimin tradicional ‘Dita e Groshës 2025’. Ky manifestim tejkalon kufijtë etnikë dhe promovon vlerat unike kulturore e bujqësore të rajonit të Pollogut. Ky aktivitet tashmë i përhershëm është një dëshmi e bashkëjetesës dhe bashkëpunimit ndërkomunitar, si dhe një promovim i trashëgimisë së pasur të Pollogut nëpërmjet prodhimeve vendore”, ka shkruar Memishi.

Related posts

Zendeli: Nuk kemi kapacitet për të luftuar vetë korrupsionin, duhet ndihmë ndërkombëtare

Gazeta Max

Zhvillimet në Siri/ Karamuço zbulon detajet: Kafkat e njerëzve janë futur në tregun e drogës

Gazeta Max

Dorëzohet çmimi shtetëror “11 Tetori”

Gazeta Max