Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, pas vendimit për të mos blerë më energji elektrike nga Serbia.

Lushtaku ka theksuar se ky vendim konfirmon kritikat e vazhdueshme të opozitës ndaj qeverisë, duke vënë në pah kontradiktën mes retorikës politike dhe veprimeve konkrete të saj.

Sipas deputetit të PDK-së, pavarësisht fushatave propagandistike me sloganin “Duaje tënden”, Qeveria Kurti për gjashtë vite me radhë ka blerë energji elektrike nga Serbia.

Ai vlerëson se vendimi i fundit i qeverisë dëshmon se kritikat e opozitës për këtë çështje kanë qenë të bazuara dhe ngre pikëpyetje mbi politikën energjetike të ekzekutivit gjatë këtyre viteve.

https://www.facebook.com/share/p/1F1uzipsZy/