GazetaMax
Lajme

Merrni çadrat me vete, shi dhe vranësira në dy ditët e ardhshme

Shi dhe vranësira: Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme.
Nesër dhe të shtunën pritet që në vendin tonë të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, do të ketë kushte edhe për zhvillim të vranësirave të dendura të cilat vende-vende mund të shoqërohen me shkarkime rrufesh.
Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre reshjeve të cilat do të ndikojnë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe në bimësi përgjithësisht.

Related posts

Shoqata ”Jehona e Malësisë”, dënon ashpër torturën brutale ndaj shtetasve shqiptar në Herceg Novi: Ky rast nuk duhet ngelur vetëm me deklarata të kota

Gazeta Max

Projekti i ‘Korridorit 8’ do mbështetet nga BE, Varhelyi e konfirmon, Rama: Pasi udhëtoi pesë orë nga Shkupi në Tiranë, u bind se është gjëja e duhur

Gazeta Max

Sejdiu: Nisin punimet e rrugës Merovë – Sallarevë

Gazeta Max