GazetaMax
Ballina

Mësoni sjelljet që shkaktojnë ankthin

Sipas Shoqatës Amerikane të Psikologjisë, ankthi është përcaktuar si “një emocion që karakterizohet nga ndjenja të tensionit, mendime të shqetësuara dhe ndryshime fizike, si rritje te presionit të gjakut.” Njerëzit me çrregullime të ankthit zakonisht kanë mendime të përsëritura ndërhyrëse apo shqetësime..

KËTU JANË SJELLJET QË KRIJOJNË ANKTH:

1.SHMANGIA

Duke shmangur çështjen që shkakton stresin, ju në të vërtetë jeni duke krijuar më shumë ankth. Sa më shumë të luftoni për t’i mbyllur mendime nga mendja, më të forta bëhen. Këshilla më e mirë është të trajtoni frikën, dhe të përpiqeni ngadalë të zbuloni atë që e shkakton. Kur më në fund të përballeni me “demonët” tuaj, ata nuk mund t’ju dëmtojë më.

2.MOHIMI

A jeni të vetëdijshëm se ju vuani nga ankthi? Mohimi shkakton çrregullime të tjera themelore të tilla si fobia. Kjo mund të çojë në depresion të rëndë. Mohimi është një mekanizëm psikologjik që ne përdorim kur gjërat janë shumë të pakëndshme për t’i përballuar. Mohimi është ndoshta faza e parë për të përballuar një situatë, ngjarje, trauma, ose përvojë.

Pyesni veten nëse vërtet keni frikë dhe fobi. Mohimi shpesh është hapi i parë për pranimin. Por, deri sa ju të përballeni me të vërtetën, nuk mund të shëroheni nga ajo.

3.PRITSHMËRITË

Shpresat janë besime të forta se diçka do të ndodhë në të ardhmen. Një pritje është një instrument i kontrolluar. Ne e shfrytëzojmë atë si një rrjet sigurie për atë që duhet të ndodhë. Megjithatë, ne kemi pak kontroll mbi atë që do të ndodhë në të ardhmen. Pritjet janë anomali. Ato shërbejnë si asgjë, dhe sjellin zhgënjimet. Ndaloni së prituri në jetën tuaj.

Ankthi arrin në ato kohë që ne nuk marrim atë që ne duam. Ju kishit një plan të caktuar. Kjo nuk ka ndodhur, dhe tani ju jeni në depresion , pasi mendoni se nuk ka zgjidhje tjetër. Por asgjë në jetë nuk është vendosur në gur.

4.SIGURIA

Nësevazhdimisht keni nevojë për siguri nga të tjerët, ju me shumë gjasa vuani nga ankthi.. Nëse jeni vazhdimisht të shqetësuar në lidhje me çfarë të tjerët mendojnë, ankthi juaj gjithmonë do të rritet.

I besoni mendimit tuaj. Nëse keni për të marrë një vendim, besoni në veten tuaj për të marrë planin më të mirë të veprimit. Ju keni të gjitha përgjigjet brenda jush. Besoni në këtë!

5.DUKE U MBËSHTETUR VETËM NË MJEKIM

Ilaçet janë dobishme, por të mbështetesh vetëm në mjekim është e papërgjegjshme. Mjekimi ndihmon me çrregullimet e stresit dhe ankthit, por nuk është zëvendësim për programimin e sjelljes afatgjatë. Në mënyrë që të jetoni një jetë të shëndetshme, ju duhet të mbështeteni në përforcime pozitive për të ndihmuar në lehtësimin këtyre mendimeve. Ushtrohuni, kaloni kohë jashtë, meditoni, dëgjoni muzikë.

6.DROGA DHE ALKOOLI

Abuzimi me substancat përshkallëzohet me depresion, ankth dhe çrregullime të tjera mendore. Përdorimi i alkoolit dhe drogës zhbalancon gjendjet tuaja mendore.

7.PAFUQIA

Mungesë vetë-besimi, ndjenja sikur ju jeni i çmendur, shqetësime të gjumit, dhe besimi se diçka është e gabuar me ju? Janë të gjitha pjesë e pafuqisë që arrin në ankth. Në qoftë se këto çështje të sjelljes nuk adresohen, ata mund të kthehen në depresion të rëndë dhe madje mund t’ju çojnë në vetëvrasje.

Ne mësojmë nga sjelljet tona dhe përvojat e kaluara. Ne mund të udhëhiqemi për të bërë zgjedhje më të mira drejt një mënyrë jetese të shëndetshme.

Related posts

Kanye West përjashtohet nga “Grammy Awards 2022”

Gazetamax.mk

7 karakteristikat e mashkulli ideal

Gazetamax.mk

Kujdesi për beben e porsalindur

Gazetamax.mk