GazetaMax
Kuriozitete

“Messi është Messi dhe unë e dua atë” – Salah me një përgjigje fantastike kur pyetet për yllin argjentinas

Mohamed Salah ka treguar qartë se e do shumë yllin argjentinas Lionel Messin.

Sulmuesi egjiptian është pyetur për lojtarin e preferuar argjentinas përveç shokut të tij të skuadrës Alexis Mac Allister.

Salah ka folur me emocione për Lionel Messin duke thënë se e do shumë tetë herë fituesin e Topit të Artë, por edhe ish-sulmuesin Gabriel Batistuta.

“Lojtari im i preferuar argjentinas përveç Mac Allister ? Messi . Unë e dua Messin. Ai është… Messi është Messi, unë e dua Messin,” ka thënë Mo Salah për ESPN.

“E dua Gabriel Batistuta gjithashtu, e kam takuar një herë në Argjentinë, kam firmosur bluzën e tij, por po, e dua Messin”, shtoi ai.

Argjentinasi, nga ana tjetër, dikur e quajti Salah lojtarin më të madh afrikan të të gjitha kohërave. Ata njohin klasën e njëri-tjetrit.

Është interesante se Salah është përballur me Messin vetëm dy herë në karrierën e tij, me Liverpoolin në Camp Nou kur Barcelona fitoi 3-0 si dhe me Romën në një ndeshje që përfundoi 1-1.

Related posts

Kahn zbulon nëse Bayern Munchen do ta transferojë Haaland

Gazeta Max

UP ‘Hasan Prishtina’ kampion bote në hendbollin universitar

Gazeta Max

Si ta lehtësoni të përzierat nga udhëtimi

Gazeta Max