GazetaMax
Adrenaline

Messi shënoi dy gola për Argjentinën

Lionel Messi ka shkëlqyer në fitoren e pastër 3:0 të Argjentinës ndaj Xhamajkës mbrëmë.
Ylli argjentinas u inkuadrua në lojë në minutën e 54-t për ta shënuar golin e parë nga jashtë 16 metërshit me precizitet të paparë pasi i kaloi disa kundërshtarë, siç mund ta shihni në video duke klikuar KETU
E të dytin, futbollisti i Paris Saint-Germainit e realizoi me mjeshtri nga gjuajtja e lirë, duke gjuajtur zhagas, shkruan “Gazeta Express”.
Messi i kishte shënuar dy gola edhe në fitoren 3:0 ndaj Hondurasit në Miami të premten.
Një gol tjetër mbrëmë për Argjentinën ndaj Xhamajkës e shënoi Julian Alvarez, i cili u shërbye nga Lautaro Martinez në minutën e 13-të, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo ishte ndeshja e 35-të pas humbje e Argjentinës, e cila nuk di se çka është disfata që nga vera e vitit 2019.
“Albiceleste” synon ta fitojë Botërorin 2022, i cili do të nisë në muajin nëntor. 

Related posts

Liverpool e konfirmon largimin e katër lojtarëve

Gazetamax.mk

‘Panoramasport’: Shkarkimi i Reja sot ose nesër, pritet vetëm vendimi

Gazetamax.mk

​Lajme të reja rreth gjendjes shëndetësore të Eduardo Bove-s

Gazetamax.mk