GazetaMax
Lajme

Mexhiti: Arkitekti me renome Bajram Vardar do përpilojë planin arkitektonik për zhvillimin e Çairit

Në profilin e tij në Facebook, Izet Mexhiti ka bërë publik emrin e arkitektit të njohur nga Turqia, i cili do të jetë pjesë e rrethit të ngushtë të bashkëpunëtorëve që tashmë po punojnë mbi konceptin e ri për zhvillimin urban të komunës së Çairit.

Në videon e bisedës mes arkitektit të njohur dhe Izet Mexhitit, Bajram Vardar ndër të tjera tha:

“Ngjashëm me Stambollin ose Bursën, sfidat janë të ngjashme edhe këtu në Çair. Ne kemi qenë edhe në Barcelonë, edhe ai qytet kaloi nëpër një proces rinovimi. Ne do të hartojmë Master Planin për Çairin, së bashku me qytetarët, dhe më pas do të përgatisim edhe planin e zbatimit. Më vonë do të zhvillojmë edhe shtyllat e këtij Master Plani.”

Eksperti Bajram Vardar ka qenë pjesë e ekipit të Rexhep Taip Erdoganit në periudhën kur ai ishte kryetar i komunës së Stambollit, si dhe ka qenë kryearkitekt i qytetit Bursa, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin urban të këtyre dy qyteteve me miliona banorë.

Bajram Vardar me origjinë është shqiptar nga Shkupi.

Related posts

25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit

Gazeta Max

Situata me zjarret në vend sërish alarmante

Gazeta Max

Në Kuvend vazhdojnë disa mbledhje

Gazeta Max