GazetaMax
Lajme

Mexhiti: Është çështje ditësh shpalosja e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, deklaroi se mekanizmi i balancuesit, që ka shërbyer për garantimin e përfaqësimit të drejtë, tashmë ka skaduar dhe se është në përgatitje një ligj i ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

“Sa i përket balancuesit, ata që sot e kritikojnë, vetë e kanë miratuar derisa ishin në qeveri. Ministrat e tyre e kanë votuar që balancuesit i ka dalë afati dhe se duhet të ketë një tjetër mekanizëm,” theksoi Mexhiti në një intervistë për emisionin “Click Plus” në TV21.

Ai shtoi se është çështje ditësh kur do të shpaloset Ligji i ri për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, i cili pritet të zëvendësojë sistemin aktual. Deri atëherë, Mexhiti tha se përmes një marrëveshjeje politike është rënë dakord që të respektohet parimi i përfaqësimit të drejtë në institucione.

Related posts

Rashidi nga ASH-ja: Ftojmë partitë e tjera që të angazhohemi për heqjen e 20% (VIDEO)

Gazeta Max

Delegacioni kuvendor në Takimin e 20-të të KPP-së, RMV dhe BE

Gazeta Max

LSDM: Të ratifikohen marrëveshjet e ”Ballkanit të Hapur”

Gazeta Max