LAJMI I FUNDIT/Veriu i Kosovës mbushet me simbole ruse

Date:

Në komunat veriore të Kosovës janë vendosur grafite pro ruse me shkronjën ‘Z’, e cila është simbol i forcave ruse në agresionin ushtarak në Ukrainë.
KosovaPress nga burime të veta merr vesh se këto grafite janë shënuar nga aktivistë të Listës “Srpska”.
Ky veprim është vazhdimësi e veprimeve të strukturave serbe me qëllim destabilizimin e situatës së sigurisë. Këto veprime janë shtuar në veçanti tani para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të 3 prillit, të cilat priten të mbahen në Serbi.
Presidenti serb Vuçiq është duke u munduar që të tërheq vëmendjen nga problemet e mëdha me të cilat është duke u përballur duke u munduar që të zhvendos vëmendjen rreth temës së Kosovës. Ai përmes Listës “Srpska” është duke u munduar që te fitojë vota nga temat nacionaliste dhe elementet pro ruse në shoqërinë serbe.
Ndërkohë që lufta në Ukrainë është duke vazhduar, Serbia mbetet vendi i vetëm në Evropë i cili nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Serbia nuk ka ndaluar as transmetimin e mediave shtetërore ruse, të cilat janë cilësuar si transmetues të propagandës ruse. Ndërsa që mediat serbe vazhdojnë të publikojnë artikuj në mbështetje të Rusisë.
Në Beograd janë mbajtur protesta në mbështetje të agresionit rus dhe janë shfaqur murale të Putinit, ndërkohë që kompania ajrore “Air Serbia” gjithashtu së fundi është kritikuar edhe për rritje të numrit te fluturimeve me Rusinë.
e-max
e-maxhttp://gazetamax.mk
www.gazetamax.mk

SHPËRNDAJE

TË FUNDIT

Lajme të ngjashme
Lajme

Afrim Gashi: Rritja e shumicës ishte një fiasko e vërtetë

Procesi i rritjes së shumicës, ishte një fiasko e...

Njihuni me Krenarin e super projektit ” Mrena nates”

Ai është artisti i familjes e megjithëse që i...

Shpenzim Beadini: Aktivitetet e fshehta ekonomike përbëjnë një fakt në jetën tonë të përditshme

Vlerësimin për aktivitetet e ekonomisë së fshehtë i konsideroj...