GazetaMax
Lajme

Mexhiti: Fushë Topana me mbi 30 vende të reja parkimi – Çairi fiton hapësira funksionale për qytetarët

Në lagjen Fushë Topanë është realizuar një projekt i ri urban, ku një hapësirë e lënë pas dore është shndërruar në mbi 30 vende të reja parkimi për banorët.

Ky investim sjell rend, lehtësi dhe siguri për përditshmërinë e qytetarëve, duke u mundësuar atyre një zgjidhje praktike për një nga problemet më të shpeshta të përditshmërisë urbane – mungesën e parkimit.

“Ky është një shembull konkret se si Çairi fiton kur çdo hapësirë vihet në shërbim të qytetarëve. Ne nuk ndalemi tek idetë, i kthejmë ato në zgjidhje të prekshme, që sot i shihni dhe i përdorni,” theksoi Mexhiti.

Projekti shihet si pjesë e një vizioni më të gjerë për ta bërë Çairin një komunë më funksionale, më të organizuar dhe më të përshtatshme për jetën e përditshme të banorëve.

Related posts

“I gjithë Izraeli është nën zjarr”: Ushtria izraelite pas nisjes së sulmeve me raketa nga Irani

Gazeta Max

Shaqiri: I inkurajojmë nxënësit që të zhvillojnë qëndrim të përgjegjshëm ndaj shëndetësisë

Gazeta Max

LSDM: Po fundosen gënjeshtrat e Mickovskit

Gazeta Max