GazetaMax
Ballina

Mexhiti: Liderët këtë herë nuk do jenë në prapavijë, do marrim përgjegjësi

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti në A2CNN bëri të ditur se brenda koalicionit VLEN ka diskutime se si do të pozicionohen, por shtoi se këtë radhë liderët do të marrin përgjegjësi në ekzekutiv.

“Është mirë të pritet të kalojnë procedurat, sepse në politikë ndryshojnë gjërat. Ne po bisedojmë brenda koalicionit VLEN se si të pozicionohemi, pra ndryshimi këtë radhë do të jetë që liderët nuk do të rrinë në Reçicë dhe në prapavijë dhe të mirat t’i përfitojnë liderët, ndërsa për gabimet dhe lëshimet të dënohen ministrat apo të zëvendësohen ato me të tjerë. Sepse në këtë mënyrë në të kaluarën i kemi ruajtur liderët politik por ka humbur populli shqiptarë. Kësaj radhe liderët do të marrin përgjegjësi, ashtu siç e mori Afrim Gashi kryetar parlamenti, unë dhe z.Taravari besoj se do të jemi në ekzekutiv, ndërsa z.Kasami edhe ashtu është në ekzekutiv lokal pra udhëheq me Komunën e Tetovës”, tha kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti në A2CNN.

Related posts

5 gjëra që i bëjnë gratë ndryshe nga burrat

Gazetamax.mk

Parandaloni prishjen e dhëmbëve me këto zakone

Gazetamax.mk

U tha se janë bashkë diku në Evropë, Bora habit me postimin e fundit

Gazetamax.mk