GazetaMax
Lajme

Mexhiti në Nikushtak me rastin e fillimit të aktiviteteve për pastrimin e deponisë paligjshme në atë lokacion

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisut Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot do ta vizitojë fshatin Nikushtak, Komuna Likovë, me rastin e fillimit të aktiviteteve për pastrimin e deponisë së paligjshme në këtë lokacion.

Siç bëri të ditur Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, bëhet fjalë për një lokacion me rrezik të lartë, i identifikuar në Planin Kombëtar për menaxhim me mbeturinat, i cili për shumë vite paraqet kërcënim serioz për mjedisin jetësor dhe shëndetin e popullatës, jo vetëm në Komunën e Likovës, por edhe në rajonin më të gjerë, përfshirë edhe Komunën e Haraçinës.

“Me këtë aktivitet, Ministria për mjedis jetësor fillon një projekt të rëndësishëm për sanimin dhe menaxhimin e sigurt të mbeturinave, si pjesë e përgatitjeve për vendosjen e sistemit rajonal për menaxhim me mbeturina” qëndron në komunikatën e Ministrisë.

Related posts

“Çdo plumb ka një objektiv” – ngjarje për të rritur ndërgjegjësimin për rreziqet nga përdorimi i armës në Tearcë

Gazeta Max

Saranda Imeri Stafai sulmon Blerim Bexhetin: E luan të pafajshmin, por historia ia njeh rolin në keqbërjet e BDI

Gazeta Max

Bashkim Ramosaj prezanton Sami Cacaj, bartësin e listës së AAK-së për Kuvendin komunal të Deçanit

Gazeta Max