GazetaMax
Ballina

Mexhiti në takim me Erdoganin, nënshkruhet deklarata për themelimin e Këshillit për Bashkëpunim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, pas takimit me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, ka lavdëruar marrëdhëniet e RMV-së me Turqinë. Në konferencën e përbashkët për media, Mickoski takimin e tij me presidentin turk e quajti “domethënës dhe konstruktiv”.

Mickoski tha se ky takim është konfirmim i miqësisë tradicionale, partneritetit të fortë dhe bashkëpunimit strategjik midis dy vendeve. Në këtë takim, tha Mickoski, është biseduar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në disa sfera, siç tha ai, “me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, investime dhe tregti”.

“Turqia është miku ynë më i rëndësishëm ekonomik dhe tregtar, por edhe një vend i fortë që ka ndikim shumë të madh në rajon dhe përkushtimi i përbashkët është që të rriten investimet turke në Maqedoninë e Veriut dhe të krijohen mundësi të reja për kompanitë maqedonase në tregun turk”.

Ai gjithashtu theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Turqia, si aleate të NATO-s, prioritet e kanë stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Edhe, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, vlerësoi marrëdhëniet e vendit të tij me Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se dy vendet së bashku, si aleatë të NATO-s, kontribuojmë drejtpërdrejt në paqen dhe stabilitetin e Ballkanit.

Në fjalën e tij, Erdogan tha se në takimin me Mickoskin janë diskutuar rrugët për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, ndërsa me një deklaratë të përbashkët të nënshkruar, është krijuar mekanizmi i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë midis dy vendeve.

“Kam dëshirë që në periudhën e ardhshme të vizitoj Shkupin për takimin e parë të Këshillit. Firmat turke kanë investime në vlerë që i afrohet shifrës 2 miliardë dollarë në Maqedoninë e Veriut, në sektorë të shumtë, si bankat, shëndetësi, arsim dhe energji të rinovueshme. Ne po i vazhdojmë përpjekjet tona për të dyfishuar vëllimin tregtar në fazën e parë, i cili i është afruar shifrës prej 1 miliard dollarësh”.

Ai njoftoi se po ashtu janë shqyrtuar në detaje marrëdhëniet në fushën ushtarake dhe projektet e përbashkëta në industrinë e mbrojtjes. Para konferencës për media, dy liderët nënshkruan deklaratë të përbashkët politike për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të lartë midis dy vendeve.

Sot, së bashku me kryeministrin Mickoski dhe ministrin e Jashtëm Mucunski, zhvilluam një takim tejet të rëndësishëm me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Në qendër të diskutimeve ishte forcimi i partneritetit strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

Pas takimit, nënshkruam Deklaratën e Përbashkët Politike për themelimin e Këshillit të Nivelit të Lartë për Bashkëpunim, një hap kyç që do ta çojë marrëdhënien tonë në një nivel të ri dhe më të thellë.

Ky këshill do të përcaktojë strategjinë për bashkëpunimin dypalësh në fusha kyçe si politika, siguria, mbrojtja, tregtia, energjetika, arsimi, rinia, shëndetësia, transporti, transformimi digjital, bujqësia, infrastruktura, mediat, komunikimi, kultura, turizmi, shkenca, sporti dhe lidhjet mes qytetarëve të të dy vendeve.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt një partneriteti më të fortë, më të thellë dhe afatgjatë mes dy vendeve tona, shkruan Mexhiti.

Related posts

Këto janë arsyet pse e zeza mbetet e preferuar në veshje

Gazetamax.mk

Ministri Nuredini bashkë me homologë nga rajoni në Përmet dhe Gjirokastër, diskutohet mbi mbrojtjen e mjedisit dhe promovim të turizmit

Gazetamax.mk

BEI Globale siguron mbështetje shtesë për përmirësimin e sistemit të shpërndarjes së ujit në Tiranë

Gazetamax.mk