GazetaMax
Lajme

Mexhiti: Nis transformimi i shkollës “Jashar Bej Shkupi” në Çair – ndërtohet sallë sportive moderne dhe klasa të reja

Pas vizitës së disa ditëve më parë në Shkollën fillore “Jashar Bej Shkupi” në lagjen Dyqanxhik, ku u evidentuan problemet që pengonin zhvillimin normal të procesit mësimor dhe sigurinë e komunitetit shkollor, sot kanë nisur veprimet konkrete për përmirësimin e gjendjes.

Izet Mexhiti, njoftoi se ka filluar rrënimi i objektit të vjetër të shkollës, i cili përbënte rrezik për nxënësit, mësuesit dhe stafin. Në vend të tij, do të ndërtohet një sallë sportive moderne, një kënd i posaçëm për fëmijë si dhe katër klasa të reja mësimore.

“Me këtë investim, Shkolla ‘Jashar Bej Shkupi’ do të bëhet shkolla e dytë në Çair që do të funksionojë vetëm në një ndërrim. Kjo do të ofrojë më shumë kohë dhe hapësirë për mësim, aktivitete jashtëshkollore dhe zhvillim të gjithanshëm të nxënësve,” – theksoi Mexhiti.

Ai shtoi se ky projekt nuk është vetëm një investim infrastrukturor, por edhe një mesazh i qartë se prioriteti është siguria e fëmijëve dhe krijimi i kushteve moderne për arsim cilësor.

“Ne punojmë. Ne ndërtojmë. Ne veprojmë për të gjithë. Sepse ky vend VLEN! Investojmë në të ardhmen, ndërtojmë siguri, krijojmë hapësira dhe mbështesim qytetarët. Sepse ky vend është për të gjithë,” – u shpreh Izet Mexhiti.

Ky investim shihet si një hap i madh drejt modernizimit të shkollave në Komunën e Çairit, duke ngritur standarde të reja në arsim dhe infrastrukturë.

Related posts

Xhaferi takon Zelenskin: Duhet ta kujtojmë historinë dhe të punojmë që të mos përsëritet

Gazeta Max

Shqyrtohet raporti vjetor i funksionimit të ATO-s

Gazeta Max

Protestojnë shoferët privat: Nuk jemi hajdut, Arsovska gënjen

Gazeta Max