GazetaMax
Lajme

Mexhiti priti në takim homologun malazez, Damjan Çulafiq

Sot, në ambientet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mbajt një takim pune bilateral ndërmjet zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Izet Mexhiti dhe ministrit për Ekologji, Planifikim Hapësinor dhe Urbanizëm të Malit të Zi, Damjan Çulafiq.

Tema qendrore e diskutimit ishte inicimi i hapave konkretë për ripërtëritjen e Memorandumit për bashkëpunim në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike. Të dy ministrat shprehën gatishmëri për avancim të bashkëpunimit bilateral përmes veprimeve të reja dhe konkrete.

Vëmendje e veçantë iu kushtua menaxhimit të mbeturinave dhe ujërave të ndotura, me theks të veçantë në rëndësinë e shkëmbimit të ekspertizës dhe përvojave për sisteme moderne të selektimit, trajtimit dhe ripërdorimit, si dhe nevojës për komunikim të hapur dhe efektiv me publikun.

Gjatë takimit u diskutuan edhe projektet ekzistuese dhe të planifikuara të përbashkëta, përfshirë: Projektin ndërkufitar për menaxhimin e përmbytjeve në pellgun e lumit Drin dhe Iniciativën rajonale EU4Green, e cila synon trajnime dhe forcim të kapaciteteve administrative.

Ministrat gjithashtu diskutuan për monitorimin dhe raportimin sipas kërkesave të Komunitetit të Energjisë dhe Agjencisë Evropiane për Mjedis (EEA). U ra dakord që të dy vendet të forcojnë bashkëpunimin në koordinimin e politikave, zhvillimin e kapaciteteve të përbashkëta dhe përmirësimin e metodologjive të raportimit, veçanërisht në kuadër të zbatimit të objektivave të Planeve Kombëtare për Energji dhe Klima (NECP).

Takimi Mexhiti–Çulafiq përfundoi me konstatimin e përbashkët se bashkëpunimi rajonal, i bazuar në shkëmbimin e praktikave të mira dhe qasjen e koordinuar drejt integrimeve evropiane, është thelbësor për zbatimin e suksesshëm të standardeve evropiane në fushën e mjedisit.

Related posts

EDITORIAL / “Vaj halli për qytetarët gjatë këtij dimri” Nuredini: Ngrohuni me rrymë, ndërsa ministria e Ekonomisë me apel që të kursehet rryma elektrike!

Gazeta Max

Ohri rrezikon të humb statusin e UNESCO

Gazeta Max

Zjarri në Strugë po vihet nën kontrollë, nuk ka rezik për vikend shtëpitë

Gazeta Max