GazetaMax
Lajme

Mexhiti: Qeveria vendosi! 31,434 m² tokë shtetërore i barten Universitetit “Nënë Tereza”, hapet rrugë për ndërtimin e kampusit

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti njoftoi se në qeveri ka kaluar vendimi me të cilin 31,434 m² tokë shtetërore, kalojnë në pronësi të Universitetit “Nënë Tereza”.

Mexhiti tha se ky vendim hap rrugë për marrjen e lejes dhe fillimin e ndërtimit të kampusit në vlerë të 34,5 milionë eurove.

“Sot në mbledhjen e qeverisë, si pikë e veçantë ka kaluar pika ku i është dhënë në shfrytëzim të përhershëm si pronë 31,434 m² tokë shtetërore, i është bartur pra në shfrytëzim të përhershëm Universitetit “Nënë Tereza”, dhe me këtë hapet rruga që të jepet leja e ndërtimit dhe shkon drejt realizimit të projektit të Kampusit universitar të Universitetit “Nënë Tereza””, tha mes tjerash Mexhiti.

Related posts

Kasami viziton Korçën: Historia e qytetit, është histori e shqiptarëve

Gazeta Max

BE-ja dëbon në mënyrë masive azilkërkuesit

Gazeta Max

Lojrat e fatit/ Mbyllen 53 bastore online

Gazeta Max