GazetaMax
Sport

Mexhiti: Rusino do të bëhet deponi moderne sanitare për gjithë pollogun

Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Izet Mexhiti, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, sot vizitoi ndërmarrjen “Rusino-Pollog” në Gostivar, ku realizoi takim me drejtorin e kësaj ndërmarrje Sazan Horvati, ndërsa pas takimit, vizituan deponinë e Rusinos, që shërben 9 komuna të Pollogut, me 184 vendbanime dhe 322 mijë banorë.

Mexhiti tha se qëllimi i vizitës është shqyrtimi i gjendjes aktuale të deponisë dhe të njofton për  projektin investues që Ministria e Mjedisit Jetësor planifikon të realizon në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm për ta kthyer këtë deponi në një qendër sanitare moderne që do të shërben gjithë Pollogun.

“Në kuadër të projektit, në periudhën aktuale për rajonin e Pollogut janë duke u zhvilluar procedura për ndërtimin e stacionit të transferit në Tetovë, i cili do të shërbejë si infrastrukturë ndihmëse për grumbullimin e mbeturinave, të cilat më pas do të transportohen në deponinë rajonale të Rusinos. Planifikohet blerja e pajisjeve speciale, pra maqineri të rënda, të destinuara për nevojat e deponisë, me qëllim përmirësimin e efikasitetit dhe kapacitetit të menaxhimit të mbetjeve, si dhe projekti për mbikëqyrjen e aktiviteteve në terren, i cili do të sigurojë monitorim të vazhdueshëm të të gjitha aktiviteteve që kryhen jashtë”, deklaroi zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Mexhiti.

Mexhiti informoi se aktualisht janë duke u zhvilluar aktivitete për përzgjedhjen e kompanive që do ta realizojnë projektin dhe pritet që zbatimi në terren të fillojë më së voni deri në qershor të vitit 2025.

Projekti rajonal për mbetjet e ngurta në rajonin e Pollogut financohet nëpërmjet një kredie nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), një grant nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim (SECO) dhe donatorë të tjerë, ndërsa qendra e re sanitare që do të ndërtohet tek deponia ekzistuese Rusino do të funksionojë sipas standardeve nacionale dhe të BE-së.

Related posts

VLEN: BDI ka mbajtur peng shqiptarët me kontrata në vepër

Gazeta Max

Javën që vjen, Kristian Malocaj shkund ringun në ndeshjen kundër Ali Feshki

Gazeta Max

Asllani me të ardhme jo të qartë te Inter

Gazeta Max