GazetaMax
Sport

Mickoski në inaugurimin e Donald Tramp në Uashington

Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili është për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të sapo-zgjedhur amerikan, Donald Tramp në Uashington.

Mickoski, siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, në inaugurimin do të jetë i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe zëvendësministrja për çështje evropiane, Viktorija Trajkov.
Delegacioni i udhëhequr nga kryeministri Mickoski do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e titulluar “Zërat e lirisë” që do të mbahet pas inaugurimit të organizuar nga kompanitë “Tramp Media” dhe “Rambëll”.

“Pritjet janë që gjatë qëndrimit të tij Mickoski të ketë më shumë takime dypalëshe, kontakte dhe takime me më shumë persona nga administrata e re e presidentit amerikan. Mickoski do të takohet edhe me biznesmenë me origjinë maqedonase për të diskutuar për bashkëpunimin ekonomik dhe investimet e mundshme vendore, thuhet në kumtesën e qeverisë.

Related posts

Yamal: Tash që Liverpooli ra, ne jemi favoritë për ta fituar Ligën e Kampionëve

Gazeta Max

LSDM kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski

Gazeta Max

Nga futbollist në menaxher futbolli, profili i yllit të futbollit Eros Grezda që sot mbushi 30 vjeç

Gazeta Max