GazetaMax
Kosovë

Miftaraj: Procesi gjyqësor në Hagë po afrohet në fund

Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj, ka komentuar arrestimet e tre personave nga Gjykata Speciale, duke theksuar se këto arrestime janë të paqarta.

Miftaraj është shprehur se informacionet që kishin dëshmuar pengimin e administratës së drejtësisë nga këta individë ishin të pamjaftueshme për të mbështetur një vendim të tillë.

“IKD në vazhdimësi e ka potencuar faktin që integritetin procedurës gjyqësorë garantohet duke mbrojtur dëshmitarët, gjyqtarët jo vetëm në Hagë por edhe në Kosovë, duhet të siguronin që procedurat të zhvillohen në mënyrë të pa penguar sidoqoftë në mënyrë se si e pamë dhe si u zhvilluan seancat e paraburgimit që tre ditë mund të themi se është e pakuptimtë se Gjykata Speciale të potencoi se ka pasur informacione që personat e njëjtë kanë penguar administrimin e drejtësisë prej fillimit të vitit 2023 deri në fund të vitit 2024 dhe vetëm në këtë fazë e marrin një vendim të tillë është e pa zakontë dhe për ne është e pa kuptueshme. Për më tepër ne duhet ta kuptojmë faktin që deri në mars-prill të vitit të ardhshëm është paraparë që dëshmitarët e Prokurorisë të mbyllin si temë dhe të japin dëshminë e tyre”, është shprehur Miftaraj.

Miftaraj ka theksuar se, në këtë fazë të procesit gjyqësor, është e pa kuptimtë të shohim arrestime të tilla. Ai e pranon se ligji nuk e ndalon një veprim të tillë, mirëpo Miftaraj shpreson që ky frustrim i Prokurorisë të mos ketë ndikuar në veprimet e fundit të ndërmarra nga Gjykatën Speciale.

“Në këtë fazë, pra në fund të këtij procesi gjyqësor të shohim një gjë të tillë për neve është e pa kuptimtë që është e vërtetë që ligji nuk e ndalon. Nuk duam ta paragjykojmë rastin në këtë fazë, por në bazë të asaj që kemi parë si IKD që monitorojmë këtë gjykatë në baza ditore, dhe po raportojmë për çdo seancë që është mbajtur mund të themi që prokurorët e rastit së paku shihen që nuk janë shumë të kënaqur me punën që kanë bërë kemi parë një numër të madh të dëshmitarëve të Prokurorisë në një mënyre kanë jep dëshmi të cilat kanë shkuar në favor të mbrojtjes, ne duam të besojmë që ky frustrim i Prokurorisë nuk është duke ndikuar edhe në veprimet e fundit që u ndërmorët në këto ditët e fundit”, ka theksuar ai për EO.

Tutje, ai ka thënë se se procesi gjyqësor po shkon drejt fundit, duke theksuar se përfundimi me dëshmitarët e mbrojtjes, mund të sjellë një “çlirim” si për Kosovën ashtu edhe për të pandehurit.

Ai theksoi se një përfundim i këtij procesi, së paku në shkallën e parë, do të ishte një hap i rëndësishëm për drejtësinë.

“Është mirë që procesi gjyqësor po i shihet fundit me vet fakti që përfundojnë dëshmitë dëshmitarët e Prokurorisë në mars-prill, duke filluar me dëshmitarët e mbrojtësve të viktimave pastaj për të përfunduar me dëshmitarët e mbrojtjes mund të themi se mund të jetë një çlirim si për Kosovën dhe të pandehurit që ky proces të marrë një përfundim së paku në shkallën e parë. Pa dashur të paragjykojmë duam të besojmë që në fund të fitoj drejtësia, dhe procesi të ketë integritetin dhe besimin e publikut në mënyrë që çfarëdo vendimi të merret ta marr bekimin të cilët i prekë ky vendim por edhe besimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Ndryshe, Prokuroria Speciale të premten ka arrestuar ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, ish – shefin e AKI-së Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu.

Burimi: botasot.info

Related posts

Liburn Aliu lihet jashtë listës së Vetëvendosjes

Gazetamax.mk

Liridona Shabani zgjedhet kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në Milloshevë

Gazetamax.mk

Lladrovci i ashpër: Kryetarët e komunave s’duhet të hyjnë në lista për zgjedhjet e 9 shkurtit

Gazetamax.mk