Një kapitull i ri për TINEX-in, me synimin për zhvillim të mëtejshëm, ruajtjen e identitetit dhe përmirësimin e shërbimeve për klientët.
TINEX Market tashmë i është bashkuar grupit tonë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në tregun e Maqedonisë së Veriut. Ky zhvillim vjen me përgjegjësi dhe respekt të veçantë për një kompani që ka ndërtuar historinë dhe identitetin e saj përgjatë më shumë se tri dekadave.
Vlera më e madhe e TINEX-it janë njerëzit e tij, stafi punëtor dhe profesional, që ndër vite kanë kontribuar në ndërtimin e besimit te klientët dhe në krijimin e një emri të njohur në treg. Së bashku, synojmë ta zhvillojmë më tej kompaninë, duke ruajtur identitetin dhe traditën e saj, si dhe duke përmirësuar vazhdimisht ofertën dhe cilësinë e shërbimeve për konsumatorët, ka theksuar kështu biznesmeni i njohur dhe pronar i ri i TINEX, Shaip Mikullovci.
Realizimi i këtij transaksioni është rezultat i punës dhe përkushtimit të shumë njerëzve. Mirënjohje për të gjitha ekipet dhe kolegët që kontribuuan në këtë proces, si dhe për punonjësit, prodhuesit, furnitorët dhe partnerët tanë, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre.
Ky bashkim përfaqëson një mundësi të re për rritje dhe zhvillim, duke u mbështetur në përvojën e krijuar ndër vite dhe në një vizion të përbashkët për të ardhmen.
TINEX mbetet TINEX. Identiteti, historia dhe vlerat e tij vazhdojnë, ndërsa para tij hapet një kapitull i ri.
https://www.instagram.com/p/DeR5YHriO37UVzcgrpKhuA6Bb7yxMU9_pQSKIc0/?img_index=1
