GazetaMax
Kuriozitete

Milan barazon ndaj Torinos, bën hap mbrapa në garën për titull

Rossonerët nuk ia kanë dalë të marrin pikët maksimale nga përballja me Torinon.
Milan ka lëshuar pikë jashtëzakonisht të vlefshme në garën për titullin e kampionit në Serie A.
‘Rossoneri’ kanë luajtur baras pa gola në udhëtim kundër skuadrës së Torino. Në një ndeshje ku fitorja ishte e domosdoshme për Milan që të blindonte pozitën e parë edhe për një xhiro, skuadra e Stefano Pioli nuk bëri mjaftueshëm.
Milan nuk arriti të thyente mbrojtjen e skuadrës së Torino dhe kësisoj i bën dhuratë të madhe skuadrës së Inter.Liderët e Serie A shkojnë në 68 pikë me 32 ndeshje, dy pikë më shumë sesa Napoli i vendit të tretë. Inter mbanë pozitën e dytë me 66 pikë, por ka një ndeshje më pak të luajtur.
Torino në anën tjetër ka marrë pikën e 39, dhe është në pozitën e 11 me 31 ndeshje të zhvilluara.

Related posts

Dybala do të jetë gati për ndeshjen ndaj Inter

Gazeta Max

Dembele pranoi reduktim në pagë për të vazhduar me Barcelonën

Gazeta Max

E dhimbshme/ Të dielen ishte në sfidën PSG-Auxerre, ndërron jetë papritur gjyqtari 42-vjeçar

Gazeta Max