GazetaMax
Adrenaline

Milan bën ofertë zyrtare për mesfushorin që po bën namin në Francë

AC Milan, ka bërë një ofertë për mesfushorin 22-vjeçar të Lyon, Maxence Caquere, sipas raportimeve nga Franca.
Bisedimet ekskluzive të Investcorp me Elliott Management pritet të mbyllen brenda dy javësh. Fondi i Bahreinit duhet të bëhet pronari i ri i klubit të AC Milan për një shifër afër 1.1 miliardë euro.Edhe pse marrja ende nuk është përfunduar, lëvizjet e ardhshme të AC Milan thuhet se janë duke u planifikuar me miratimin e Investcorp,përcjell ORAinfo.

RMC Sport shkruan se AC Milan ka bërë një ofertë zyrtare për mesfushorin qendror të Lyon, Maxence Caqueret. 22-vjeçari ka luajtur një rol kyç për Lyon në dy sezonet e fundit. Pavarësisht moshës së tij të re, Caqueret e ka vendosur veten si një shtyllë e njëmbëdhjetëshe fillestare të Peter Bosz.
Caqueret mund të përfaqësojë një alternativë interesante për mesfushorin e AC Milan duke marrë parasysh largimet e Franck Kessie dhe Tiemouè Bakayoko në fund të sezonit. Maxence, i cili luajti së bashku me Pierre Kalulu në sektorin e të rinjve të Lyonit, ka refuzuar të rinovojë kontratën e tij me klubin francez dhe të bëhet agjent i lirë brenda një viti./ORAinfo/

Related posts

Shqipëria fiton tre medalje ari në peshëngritje

Gazetamax.mk

Mbappe dhe Haaland të vendosur për një rivalitet afatgjatë – synim rekordi i golave të Ronaldos dhe Messit

Gazetamax.mk

Arsenal me fitore të madhe ndaj Chelsea, ëndërron top katërshen

Gazetamax.mk