GazetaMax
BALLINA

Skandaloze/ Vetëm për militantët partiak Bilall Kasami nënshkruan kontratë 18.290.000,00 denarë me Agjencinë private për punësim Xhob2011

Komuna e Tetovës ka nënshkruar Kontratë në vlerë prej 18.290.000,00 denarë me Agjencionin privat për punësim Xhob2011 e kjo është një praktikë e njohur për ikje nga përgjegjësia dhe transparenca.

Angazhimi i agjencisë private për punësim vjen si pasojë e asaj që kreu i komunës të ikë nga përgjegjësia e publikimit të të dhënave të militanëtve partiak të cilët i ka angazhuar me kontratë mbi vepër.

I pyetur se pas kësaj a do të vazhdojnë të publikohen emrat e të punësuarve me kontrata në vepër në Komunën e Tetovës, Kasami tani ndryshoi qasje, duke thënë se do të publikohen vetëm nëse ka bazë ligjore.

“Nëse duam që të jemi deri në fund trasparent atëherë duhet të shohim bazën ligjore që lista e të gjithë të punësuarve me vendime të përhershme dhe të përkohshme të publikohet”, tha Kasami.

Komuna e Tetovës do të harxhojë edhe 18.290.000,00 denarë për punësime të përkohshme të cilat ende nuk e dimë se a do të jenë transparente dhe a do të dijë opinioni nëse janë ekspertë apo të punësuar partiak.

Në vazhdim ju sjellim kontratën e nënshkruar:

file:///C:/Users/UserB/Downloads/%D0%94%D0%9E%D0%93%D0%9E%D0%92%D0%9E%D0%A0%20%D0%97%D0%90%20%D0%A1%D0%9E%D0%A0%D0%90%D0%91%D0%9E%D0%A2%D0%9A%D0%90%20%D0%9F%D0%9E%D0%A2%D0%9F%D0%98%D0%A8%D0%90%D0%9D.pdf

Related posts

Ndërtimi i pjesës Drenovë – Farish, Boçvarski: Investojmë në ndërtimin e infrastrukturës së re, moderne dhe të sigurt

e-max

VMRO, Aleancа, Besa dhe Levica nuk urojnë dyvjetorin e anëtarësimit në NATO

e-max

Takim i drejtorëve Bexheti – Sela, formohet grup i punës për implementimin e Ligjit të gjuhëve

e-max