Milan hap ‘thesin’, transferon dy yjet e Serie A për 70 milionë euro

Date:

Milan transferon dy yjet e Serie A për 70 milionë euro.
Milan është duke bërë përgatitjet e fundit për një transferim të dyfishtë në Serie A që padyshim do të lërë pa fjalë edhe rivalët e tyre më të mëdhenj, Interin edhe Juventusin.
Rossonerët tashmë kanë caktuar një takim me Sassuolon për të diskutuar rreth mundësisë së transferimit të dyshes së kësaj skuadre, Gianluca Scamacca dhe Domenico Berardi.
Dyshja e Sassuolos ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha ku për Scamaccan deri para disa javësh mendohej se do transferohet tek Inter por tashmë situata duket shumë ndryshe.
Ai është në bisedime të avancuara për të rinovuar kontratën edhe për një sezon mirëpo pritet të largohet gjatë kësaj vere.
La Gazzetta dello Sport bën të ditur që Rossonerët po negociojnë gjithashtu edhe për kartonin e Domenico Berardit ku për të dy këta emra është e gatshme të paguajë deri 70 milionë euro.

e-max
e-maxhttp://gazetamax.mk
www.gazetamax.mk

SHPËRNDAJE

TË FUNDIT

Lajme të ngjashme
Lajme

Toyota po përgatit një veturë më të madhe elektrike

Toyota ka planifikuar të shtojë linjën e automjeteve elektrike...

Suedia synon të bëhet vendi i parë në Evropë “pa duhanpirje”

Suedia, e cila ka shkallën më të ulët të...

Tahiri: Kurti po eksperimenton me vendin, e ka harruar interesin qytetar për dialogun

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri të...