GazetaMax
Kuriozitete

Milan mund ta transferojë Hakim Ziyech për vetëm 10 milionë euro

‘Rossoneri’ vazhdojnë të jenë shumë aktiv në merkato, por akoma jo konkretë sa duhet.
Skuadra e Milan po kërkon për një lojtar që mund të mbulojë krahun e djathtë në fazën ofensive. Charles De Ketelaere është dëshira kryesore, por marrëveshja për të po zvarritet më shumë sesa pritej.
Tani, ‘Gazzetta dello Sport’ shkruan për alternativën Hakim Ziyech, i cili është i hapur për largim nga Chelsea.
Thuhet se Milan nuk është larguar kurrë nga pista Ziyech dhe tani jo vetëm se mund ta huazojë, por edhe ta bëjë një lëvizje të përhershme.
Chelsea thuhet se mund ta lë Ziyech të lirë për shumën e 10 milionë eurove.
Milan planifikonte një lëvizje në formë huazimi për 5 milionë euro, me opsion blerjeje për 20-25 milionë.

Related posts

Boksieri nga Deçani shpallet kampion i Belgjikës në peshën e mesme, 5 fitore pa asnjë humbje

Gazeta Max

Mbappe dhe Haaland të vendosur për një rivalitet afatgjatë – synim rekordi i golave të Ronaldos dhe Messit

Gazeta Max

Finalja Egnatia – Partizani, Arbin Zejnullai nga Tetova – Ylli i mbrëmjes që pritet të shkëlqej

Gazeta Max