GazetaMax
SPORT

Milan-Origi, vjen lajmi “bombë”

AC Milan, është në bisedime të avancuara për të përfunduar nënshkrimin e Divock Origi.
Qendërsulmuesi i Liverpool-it do të largohet nga Anglia në fund të sezonit si lojtar i lirë, ku kuqezinjtë do të jenë destinacioni i tij i ardhshëm, përcjell ORAinfo.
Sulmuesi 27-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me rreth 4 milionë euro në sezon, përfshirë bonuset. Origi ka vendosur të refuzojë ofertat e tjera nga Anglia dhe Gjermania në favor të një aventure të re në Itali.

Sulmuesi belg i ka komunikuar tashmë Liverpool-it vendimin e tij për të mos rinovuar kontratën sepse dëshiron t’i bashkohet AC Milan sezonin e ardhshëm. Liverpool ka një opsion për të zgjatur në mënyrë të njëanshme kontratën e Origit edhe për një vit.
Një rol të rëndësishëm në vendimin e Origit për të refuzuar ofertat nga klubet e tjera ka luajtur Paolo Maldini. Drejtori teknik i Milanit ka pasur një bisedë telefonike me lojtarin që ka bërë diferencën. Maldini i shpjegoi atij planet ambicioze të Milanit për sezonin e ardhshëm dhe si përshtatet Origi.
Lojtari është entuziast për këtë projekt të ri. Ajo që mungon për mbylljen e bisedimeve është marrëveshja për bonuset dhe tarifa e nënshkrimit që lojtari do të marrë. Detajet përfundimtare për të dy aspektet pritet të zgjidhen shumë shpejt. Origi do të bëhet lojtari i tretë që i bashkohet AC Milan nga Premier League pas Fikayo Tomori dhe Olivier Giroud. /ORAinfo/

Related posts

Milan me tri transfere të mëdha nga Real madrid

e-max

Përfundon pjesa e parë: Arsenal – Manchester United shënohen 3 gola

e-max

Dështimi i marrëveshjes me Dybalan, Juventus synon transferimin e yllit nga Roma

e-max