GazetaMax
Kuriozitete

Milan synon transferimin e dyshes nga Serie A

Drejtuesit e AC Milan nuk janë të interesuar vetëm pas transferimit të Divock Origi nga Liverpool.
Sipas La Gazzetta dello Sport Divock Origi “nuk është objektivi i vetëm i Milanit për sulmin”, pasi kuq e zinjtë janë gjithashtu të interesuar për Gianluca Scamacca të Sassuolos.

Së shpejti është planifikuar një takim mes Milanit dhe Sassuolo-s dhe Maldini dhe Massara duan të flasin për dy emra, ku njëri është Scamacca i cili po tërheq interesin edhe të rivalëve të qytetit, Interit, përcjell ORAinfo.
Emri tjetër është ai i Domenico Berardit, pasi Milani është në kërkim të një lojtari në të djathtë që mund të bëjë diferencën.

27-vjeçari është kthyer në modë për kuqezinjtë që e donin atë verën e kaluar dhe i ofruan 15 milionë euro, ndërsa Neroverdi e vlerësoi atë në 30 milionë euro.
“A është Milan i gatshëm të rrisë ofertën e tyre? Dhe Sassuolo janë të gatshëm të bëjnë një zbritje? Por kujdes edhe nga klubet e tjera italiane dhe të huaja që e ndjekin Berardin”, raportoi gazeta. /ORAinfo/

Related posts

Goditje për Argjentinën, humb mesfushorin para Botërorit në Katar

Gazeta Max

WhatsApp thotë se Rusia po përpiqet ta bllokojë

Gazeta Max

‘Çmendet’ Manchester City, kjo është paga që i ka ofruar Haalandit

Gazeta Max