GazetaMax
Kuriozitete

Milan vs Fiorentina, ja sa mijë bileta janë shitur

Gjiganti italian AC Milan do të përballet këtë vikend në “San Siro” me skuadrën e Fiorentinas, ku do të hyjë në këtë përballje i barabartë në aspektin e ndeshjeve të zhvilluara me rivalin e tij, Interin.
Për një kohë të gjatë Interi ka pasur një ndeshje më pak të zhvilluar, të cilën do ta zhvillojë sonte si mysafirë i Bolognas dhe do të synojë fitoren me çdo kusht që ta vazhdojë ëndrrën për mbrojtje të titullit.
Tani, siç raportohet nga “MilanNews.it”, tifozët e Milanit janë 100% në përkrahje të klubit, ku të gjitha biletat e ndeshjes kundër Fiorentinas janë shitur.
Spekulohet se momentalisht janë shitur mbi 75,000 bileta, vetëm që tifozët milanistë të vazhdojnë përkrahjen e klubit të tyre në garën për trofeun e “Scudettos”.
Momentalisht, kreun e tabelës së Serie A e ka skuadra e Milanit me 74 pikë të arkëtuara, dy sosh më shumë se vendi i dytë Interi, por që ky i fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Related posts

Kjo skuadër është favorite për të nënshkruar me Depay

Gazeta Max

Këto lëvizje të rëndësishme do t’i bëjë Milan

Gazeta Max

Lama shënon fitoren e dytë në boksin profesionist

Gazeta Max