GazetaMax
SPORT

Milani planifikon takimin me Real Madridin për Diaz, ky është plani i kuq e zinjve

Brahim Diaz ka ‘luftuar’ për të gjetur qëndrueshmëri këtë sezon të AC Milan.
Ai ende vazhdon të jetë lojtar i Real Madridit. Huazimi do të skadojë në vitin 2023, por do të ketë një takim mes Milanit dhe Real Madridin për të diskutuar të ardhmen e tij.
Aktualisht ka një klauzolë blerjeje prej 22 milionë euro në kontratë dhe Real Madrid gjithashtu ka një klauzolë kthimi prej 27 milionë euro.

Milan mendon se i pari është shumë i lartë, bazuar në paraqitjet e fundit, dhe kështu ka një plan për ta ndryshuar çmimin.
Sipas mediave italiane së shpejti do të ketë një takim mes Milanit dhe Real Madridit për të diskutuar të ardhmen e Diaz.
Paolo Maldini dhe Ricky Massara tentojnë të ulin klauzolën prej 22 milionë euro dhe mbetet të shihet nëse do të jenë të suksesshëm.

Siç u tha, duke marrë parasysh performancat e këtij sezoni, investimi prej 22 milionë eurosh është me të vërtetë i diskutueshëm, por ende shumë mund të ndryshojnë. Kanë mbetur edhe tetë ndeshje të sezonit dhe huazimi do të zgjasë gjithashtu deri në vitin 2023. /ORAinfo/

Related posts

“Bombë” në Itali: Donnarumma rikthehet në Serie A

e-max

Roma me ofertë zyrtare për Dybalan

e-max

Messi pritet t`i bashkohet Inter Miami kur kontrata me PSG i skadon

e-max