GazetaMax
Kuriozitete

Milani ruan interesin për mbrojtësin 24-vjeçar të Verona, pavarësisht rinovimit

AC Milan mbetet i interesuar për nënshkrimin e qendërmbrojtësit Nicolo Casale, pavarësisht faktit se ai ka rinovuar marrëveshjen e tij me Hellas Verona.
Sipas La Gazzetta dello Sport raporton se Verona po shijon shumë zhvillimin e Nicolò Casale i cili e ka bërë veten një element kryesor në formacionin fillestar këtë sezon, përcjell ORAinfo.
24-vjeçari pritet të jetë një lojtar që tërheq shumë interes këtë verë të ardhshme edhe pse ai e zgjati kontratën e tij deri në qershor të vitit 2026.

Dionisi, i cili tashmë e ka trajnuar atë te Empoli, e donte atë te Sassuolo ndërsa klube të tjera në Itali si pasi Lazio, Roma, Napoli dhe Milan janë të etur për të.
Në janar kërkesat e mbërritura u refuzuan nga Verona e cila vendosi ta mbajë të paktën deri në fund të sezonit.Mbetet të shihet se cili ekip do të arrij t’i siguroj shërbimet e lojtarit. /ORAinfo/

Related posts

Ka vetëm 25 vjet, Kingsley Coman ka fituar titullin e tij të 11-të në karrierë dhe atë radhazi

Gazeta Max

Gazetari spanjoll e pyet Guardiolën nëse Man City do t’i bëjë Real Madridit një korridor nderi, trajneri hutohet pas pyetjes

Gazeta Max

Federer paralajmëron pensionimin? “Nëse nuk je në formën më të mirë, më mirë të ndalosh së luajturi”

Gazeta Max