GazetaMax
Ballina

Selami: Rezultatet e regjistrimit janë valide, të besueshme dhe reale

Rezultatet e regjistrimit të cilat u publikuan një ditë më parë janë valide, të besueshme dhe reale, kështu u shpreh në “rruga drejt”, zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Ilmi Selami. Sipas tij, rezultatet e regjistrimit janë rezultat i një pune shumë profesionale të realizuar në terren dhe assesi rezultat i ndonjë marrëveshjeje paraprake politike, shkruan Alsat.

“Ne nga Enti Shtetëror për Statistika kemi thënë që nga fillimi edhe për fazën e parapërgatitjes edhe për fazën e zbatimit praktik në terren të regjistrimit, por sidomos edhe në fazën e përpunimit të të dhënave, të gjitha fazat kanë qenë profesionalisht të punuara në bashkëpunim me institucionet e shtetit po ashtu edhe nën dirigjim edhe të ekspertit i cili ka qenë i angazhuar nga Komisioni Evropian dhe të gjitha proceset mund të garantojmë se kanë qenë në mënyrë profesionale të bërë. Unë e kam thënë edhe në fillim e them dhe tani se nuk mund të bëhet proces statistikor i cili është i dirigjuar nga pazaret politike, sepse vetë procesi statistikor nuk është pazar por është aksioni më i madh statistikor në vend dhe diçka që duhet të konfirmohet me rrahjen e derës të çdo qytetari dhe konfirmimi i gjitha të dhënave”, deklaroi Ilmi Selami, zv. drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave./Alsat.mk

Related posts

Këto ushtrime duhet t’i bëni pas moshës 40 vjeçare

Gazeta Max

Edi Furra me një falenderim të përzemërt pas koncertit madhështor “Një çerek shekulli magji muzikore”

Gazeta Max

Neuroshkencëtarja paralajmëron se dehidrimi mund të çojë në funksion të dëmtuar njohës

Gazeta Max