GazetaMax
Sport

Milani tenton të nënshkruaj me anësorin e Juventusit si transferim të lirë

AC Milan është ende duke vëzhguar situatën e anësorit Federico Bernardeschi, i cili mund të largohet nga Juventus si një transferim i lirë në verë.
Kontrata e tij me Juventusin skadon në qershor dhe ai ka qenë i lidhur me kuqezinjtë në afatet e fundit transferuese.
Tani, Bernardeschi duhet të vendosë nëse do të qëndrojë të Juve apo do të provojë një përvojë ndryshe me një ekip të ri, përcjell ORAinfo.
Mediat në Itali raprotojnë se Milani është duke e vlerësuar idenë për të bërë një lëvizje për 28-vjeçarin.Edhe pse nuk ka ende asgjë konkrete, këto pretendime mund të intensifikohen në javët në vijim sepse tashmë ka pasur kontakte mes palëve.

Kuqezinjtë ishin të etur për Bernardeschi kur ai ishte në Fiorentina, por ai përfundoi duke u transferuar te Juve për 40 milionë euro.
‘Zonja e vjetër’ ka ofruar një kontratë me një ulje page në rreth 2.5-3 milionë euro neto në sezon, dhe kjo është një shifër që gjithashtu përshtatet me parametrat që Milani ka vendosur.
Nga pikëpamja teknike, Bernardeschi mund të luajë si anësor i djathtë në një 4-2-3-1 nëse njëri nga Junior Messias ose Alexis Saelemaekers nuk do të jenë afër sezonin e ardhshëm, dhe ai do të llogaritet në katër lojtarët që erdhën nga një akademi italiane, siç kërkohet nga listat e skuadrave të UEFA-s dhe Serisë A. /ORAinfo/

Related posts

Mediet britanike: Lëndimi i Parteyt nuk duket serioz

Gazetamax.mk

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Gazetamax.mk

Kur pritet të merret vendimi final për Manchester Cityn

Gazetamax.mk