GazetaMax
Lajme

Ministri Çupi në SHBA takon afaristin Selim Rusi, i ndanë mirënjohje për kontributin në punësimin e qytetarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut

Gjatë takimeve të Ministrit të angazhuar për diasporë në Republikën e Maqedonisë së Veriut Dr. Xhemail Çupi me afaristë të suksesshëm të diasporës së maqedonisë në SHBA, mund të veçojmë takimin me z. Selim Rusi, një sipërmarrës me shtrirje biznesore të gjerë në Amerikë por vitet e fundit edhe në vendin tonë, pasi z. Rusi është partner i kompanisë KFC për tërë Ballkanin, me mbi 800 punësime momentale dhe shumë partneritete të tjera me kompani gjermane.

Ministri Çupi me këtë rast i ndau atij një mirënjohje me dedikim për kontributin e tij në punësimin e qindra qytetarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut si në Shtetet e bashkuara të Amerikës po aq edhe në vendlindje dhe për lobimin e tij permanent të çështjes kombëtare, duke qenë se është edhe konsull nderi në Republikën e Shqipërisë.

Related posts

Padi penale kundër 56 vjeçarit nga Kopanica pasi ndërtoi objekt pa leje

Gazeta Max

Albi Qamili: Nga fillimet politike pranë Kasamit, tani beteja për Kapitullin e dytë të Tetovës

Gazeta Max

Kasami pret në takim kreun e Gjilanit, Alban Hyseni

Gazeta Max