GazetaMax
Lajme

Zëvendësministri Nuhiu: Ministria e Drejtësisë inicon zgjidhe ligjore për avansimin e mbrojtjes, përkatësisht sigurisë dhe konfidencialitetit të të dhënave personale të qytetarëve

Ministria e Drejtësisë ka inicuar zgjidhe ligjore për avansimin e mbrojtjes, përkatësisht sigurisë dhe konfidencialitetit të të dhënave personale të qytetarëve.
Mbrojtja e të dhënave personale është një kategori kushtetutare e përfshirë në nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qytetarëve u garantohet mbrojtje nga shkelja e integritetit personal që del nga regjistrimi i informacioneve rreth tyre përmes përpunimit të të dhënave.
Miratimi i legjislacionit që siguron mbrojtjen e të dhënave personale është pjesë e procesit negociues midis Këshillit të Evropës, Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian, në të cilën në vitin 2015 u përcaktua pakoja për mbrojtjen e të dhënave personale, e përbërë nga Direktiva për mbrojtje të të dhënave personale dhe Direktiva e policisë.
Me miratimin e “Ligjit për mbrojtje të personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale për qëllimin e parandalimit, hetimit ose ndjekjes së veprave penale ose për ekzekutimin e sanksioneve penale “përveç transportimit të Direktivës së BE 2016/680 (Direktiva e Policisë), do të sigurohet mbrojtje më e madhe e personave fizikë në përpunimin e të dhënave të tyre personale me qëllim të parandalimin e krimit dhe zbulimin dhe ndjekjen e bërësve, dhe në të njëjtën kohë do të sigurohen standarde evropiane në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të personave fizikë në lidhje me mbrojtjen gjatë përpunimit të të dhënave personale si e drejtë fundamentale, si dhe vendoset korniza ligjore gjatë këmbimit të të dhënave personale në mes organeve kompetente.

Related posts

Koalicion pro europian, në emër të integrimit

Gazetamax.mk

Moti sot në RMV

Gazetamax.mk

Grkovska: Mbrojtja e konsumatorit është më e rëndësishme, të gjitha subjektet juridike duhet t’i respektojnë ligjet

Gazetamax.mk