GazetaMax
Ballina

Ministri Nuredini bashkë me homologë nga rajoni në Përmet dhe Gjirokastër, diskutohet mbi mbrojtjen e mjedisit dhe promovim të turizmit

Ministri i Mjedisit dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini sot po qëndron për vizitë në Shqipëri me ftesë të ministres Kumbaro, ku në Përmet dhe Gjirokastër diskutohet mbi mbrojtjen e mjedisit dhe promovimit të turizmit.

Me ftesë të Ministres së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi, së bashku me kolegët nga Republika e Kosovës, Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, morëm pjesë në takimin përgatitor për sezonin turistik 2022, që po mbahet dje dhe sot në Përmet dhe Gjirokastër të Shqipërisë.

Në takim u diskutua për rëndësinë e mbrojtjes së vlerave natyrore dhe kulturore, promovimin e turizmit që siguron zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik dhe mbrojtjen e vlerave natyrore që janë përgjegjësi e përbashkët ndërkufitar.

https://www.facebook.com/100063752408342/posts/390062029795541/

Related posts

Tre artistë, tre nacionalitete sjellin “Hit and Run”, muzikë që do luhet nga të gjithë

Gazeta Max

Rekomandimi për të pirë ujë esëll dhe përfitimet në organizëm

Gazeta Max

Artjola Toska flet për lajmet mbi shtatzëninë: E mora me shaka, por…

Gazeta Max