GazetaMax
Lajme

Ministri Osmani: BE tregoi se di të bashkohet në kohët historike dhe të marrë vendimet e duhura

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot mori pjesë në mëngjesin e punës së shefave të diplomacisë së vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që u organizua nën patronazhin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, njoftojnë nga MPJ.

Mëngjesi i punës, thonë nga MPJ, iu kushtua dosjes evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe u mbajt në margjinat e Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së. Gjithashtu, në takim ishin të pranishëm dhe Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë të BE-së dhe Nënkryetari i KE-së, Josep Borrell dhe Eurokomsioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi .

Ky takim përkon me luftën në Ukrainë, kështu që ngjarjet e javëve të fundit e ndërruan kontekstin e bisedave tona, por edhe të prioriteteve gjeopolike dhe strategjike të kontinentit evropian. Dialogu ynë merr kthesë sa i përket urgjencës së sjelljes së vendimeve që do ta determinojnë të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut në BE, por edhe të gjithë Ballkanit Perëndimor”, theksoi Osmani.

Në këtë kontekst, Osmani shtoi se Maqedonia e Veriut si vend-kandidat kredibil, 100% u harmonizua me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, por edhe ofroi ndihmë humanitare dhe i hapi dyert e strehimit për të gjithë që ikin nga lufta e tmerrshme në Ukrainë.

Në mëngjes, Ministrat shprehën mbështetje të fortë për lidershipin në Maqedoninë e Veriut, i cili pamëdyshje dhe me përkushtim punon në përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, me çka vendi njihet si partner i besueshëm, i cili i respekton rregullat, standardet dhe vlerat evropiane.

Unioni tregoi se di të bashkohet në kohëra historike, t’i sjellë vendimet e drejta, të ndërtojë konsensus, ndërsa ne dëshmuam se 100% qëndrojmë pas këtyre vendimeve”, përfundoi Osmani.

Gjatë diskutimit mbizotëronte mendimi se vendimi për mbajtjen e Konferencave të para ndërqeveritare dhe fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë gjatë Presidencës franceze me BE-së do të ishte një gjë e drejtë dhe e duhur me shumë efekte pozitive për të gjithë rajonin.

Ky takim ishte mundësi e shkëlqyer që Osmani të takohet dhe të shkëmbejë mendime me më shumë Shefa të diplomacisë të vendeve anëtare të Unionit, ndërsa kishte edhe takim të ndarë bilateral me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhei. Gjatë ditës është paraparë të ketë fjalim në AFET në Parlamentin Evropian, takime me shumë eurodeputetë, me grupin “Miqtë e Maqedonisë së Veriut” dhe disa zyrtarë të lartë në institucionet e BE-së.

Related posts

Gjobitet nga policia, shoferi që lëvizte me shpejtësi 208 km/h

Gazetamax.mk

Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion

Gazetamax.mk

“Goce Delçev” riktheu tensionet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Gazetamax.mk