GazetaMax
Lajme

Ministri Osmani, i vetmi shqiptar që posedon kategorinë më të lartë të certifikatës së NATO-s

Në publik ka ngjallur interes dhe komente të shumta kërkesa e kandidatit shqiptar për president, Bujar Osmani në lidhje me formimin e një Bordi ndërkombëtarë, ku përfshihen NATO, BE dhe SHBA, të cilën do të certifikonin funksionarët e ardhshëm, nëse kanë lidhje me Rusinë ose janë të korruptuar. Në këtë drejtim, kryediplomati Bujar Osmani, në “tiktok” i është përgjigjur pyetjes së radhës të parashtruar nga komentuesit e tij: “Ti be zotni kërkon certifikatë për tjerët a vet s’mundesh me marrë certifikatë se jeni të korruptum?

“Kështu Ilir, kjo nuk është e vërtetë. Në Maqedoni të Veriut dy persona jemi, një maqedonas dhe unë, një shqiptarë, që kemi kategori më të lartë të certifikatës së sigurisë së NATO-s. NATO ka 4 lloje të certifikatave, nga më e dobëta deri tek më e larta. “Restricted, Confidential, Top Secret, dhe COSMIC Top Secret”. Dy persona në vend kemi COSMIC Top Secret. Për të marrë këtë certifikatë, duhet 32 shtete të NATO-s, shërbimet e tyre të garantojnë se ky person është i sigurt për informacionet e NATO-s, dhe nuk ka kontakte të rrezikshme me shërbime ruse dhe së dyti, bëjnë verifikimin edhe të korrupsionit. Dhe jam krenar që jam bartës i certifikatës COSMIC Top Secret, që më mundëson qasje në dokumentet më konfidenciale të NATO-s, bile dhe ato bërthamore. Që do të thotë se, unë jam i verifikuar dhe jam i certifikuar nga 32 shtete të NATO-s sa i takon edhe sigurisë, edhe korrupsionit, edhe gjitha aspekteve që ka të bëjë me sigurinë e NATO-s. Dhe prandaj unë e propozoj këtë model, që pas zgjedhjeve, secili bartës i funksioneve publike të kalon nëpër një bord ndërkombëtar, të përbërë nga NATO, SHBA dhe BE, që ata të japin leje ose certifikatë në dy drejtime, se: 1. Nuk ka kontakte me Rusinë dhe 2. Nuk është i korruptuar. Prandaj Ilir, është mirë t’i kesh informatat e duhura, unë po e bëjë këtë pyetje-përgjigje me ju drejtpërdrejt me qëllim që të mos lejojmë që dezinformatat të ndikojnë në pikëpamjet tona për njerëzit apo për politikat. Shpresoj që u përgjigja në pyetjen tënde, dhe vazhdoni të parashtroni pyetje të drejtpërdrejta, qofshin edhe ato kritike, shpresoj të mos jenë ofenduese për shkak se duhet të ruajmë nivelin e komunikimit. Faleminderit shumë dhe mirupafshim!”, është përgjigjur ministri Osmani.

Related posts

Ahmeti propozon Musa Xhaferin dhe Bekim Nezirin për anëtarë të Këshillit mbikëqyrës

Gazeta Max

Dy vite nga procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, Ahmeti: Drejtësia dhe lufta e pastër e UÇK do të triumfojë

Gazeta Max

Plagosje, dhunë në familje dhe vjedhje, policia arreston 7 persona dhe shpall në kërkim një tjetër

Gazeta Max