GazetaMax
Lajme

Ministri Osmani takoi ambasadoren e re amerikane, Angela Prajs Ageler

Shkup, 7 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim me ambasadoren e sapoemëruar të SHBA-së, Angela Prajs Ageler, me rastin e dorëzimit të kopjeve të letrave kredenciale.

Në takim, Ministri Osmani shprehu bindjen se me përvojën e saj, ambasadorja Ageler do të kontribuojë në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe forcimin e bashkëpunimit.

Në kontekst dypalësh, bashkëbiseduesit përshëndetën zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme, të bazuara në miqësi tradicionale dhe vlera të përbashkëta demokratike.

Osmani i theksoi rezultatet fillestare të Dialogut Strategjik me SHBA-të, si kapitull i ri në marrëdhëniet bilaterale dhe ngritjen e partneritetit strategjik, si dhe përkushtimin për të përcaktuar aktivitetet e ardhshme që synojnë nxitjen e mëtejshme të proceseve reformuese dhe zhvillimit demokratik të shtetit.

Gjithashtu, Osmani falënderoi për ndihmën e vazhdueshme amerikane për procesin tonë integrues evropian, si një kontribut i rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit dhe progresit të përgjithshëm rajonal.

Njëherit, u fol për aleancën e fortë mes dy vendeve në kuadër të NATO-s, me theks të veçantë për agresionin ushtarak rus në Ukrainë, si dhe për kryesimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023.

Related posts

Plevneliev: Po të isha Radev do të pranoja ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut për t’i dhënë fund negociatave

Gazeta Max

Trumpi ia heq mbrojtjen e afërt fëmijëve të Bidenit

Gazeta Max

Katër muaj pritje për kontroll në kardiolog, Gjeorgjievski: Për 10 vjet do të ngelim pa mjekë amë

Gazeta Max