GazetaMax
Lajme

Ministri Sali pret në takim ambasadorin spanjoll, diskutohet bashkëpunimi për programin për transplant

Sot kisha kënaqësi ta takoj ambasadorin e Spanjës në Shkup, Jose Luis Lozana Garcia, me të cilin diskutuam për disa tema të rëndësishme për bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve tona.

Në veçanti diskutuam për krijimin e grupeve të punës që të thellohet bashkëpunimi mes dy shteteve për programin për transplantim.

Në takim propozuam të ketë memorandum bashkëpunimi si dhe binjakëzim spitalesh, me qëllim këmbimin e përvojave dhe dijes që do të jetë në shërbim të pacientëve.

Mes tjerash, e njoftova Ambasadorin për gjendjen me pandeminë, si dhe me angazhimin tonë për ndërtimin e qendrës së re klinike.

Related posts

Sudani njeh pavarësinë e Kosovës, Osmani: Fillimi i një partneriteti të madh

Gazeta Max

E mbijetoi tërmetin e Shkupit, por jo edhe “Shkupin 2014” Godina e EMV-së 9 vjet shëmti në zemër të Shkupit

Gazeta Max

Ambasada e Maqedonisë në Izrael: Aeroporti i Tel Avivit i mbyllur, vetëm rrugët detare jashtë vendit janë aktive

Gazeta Max