GazetaMax
Lajme

Ministri Sali viziton spitalin “8 Shtatori” ku prej dy vitesh trajtohen pacientët me Covid 19

Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” tashmë prej dy vitesh trajtohen dhe mjekohen, ditë e natë, pacientët me COVID-19. Sot e vizitova këtë institucion, dy vite pasi spitali u caktua si qendër COVID, e cila në gjashtë muajt e parë e trajtonte vetëm këtë kategori pacientësh.
Në këtë takim drejtori më informoi se gjatë këtij viti janë kryer 36 mijë ekzaminime në tre klinikat infektive dhe në Qendrën e Triazhit të pacientëve pozitivë me COVID ose të dyshuar për virus.
Gjatë muajve të fundit, në spital janë hospitalizuar 7000 pacientë pozitivë me COVID. Në kuadër të trajtimit dhe mjekimit të këtyre pacientëve janë kryer 17.600 analiza biokimike dhe 21.100 analiza të transfuzionit të gjakut (hemostazë me D Dimerë).
Nga ky këndvështrim, mund të thuhet se SPQ “8 Shtatori” në periudhën e kaluar është përballur me një sfidë jashtëzakonisht të madhe, së cilës i është përgjigjur me sukses dhe me kapacitet të plotë, duke qenë se SPQ “8 Shtatori” është plotësisht i pajisur dhe i gatshëm për të kryer trajtim të plotë diagnostiko-terapeutik, me pajisje mjekësore moderne dhe staf profesional të trajnuar.
Kapaciteti i këtij institucioni në vazhdimësi po forcohet. Kështu, me grantin socio-ekonomik të Ambasadës së Japonisë, në vlerë të përgjithshme prej 813 mijë eurosh, për këtë institucion sigurohen pajisje të reja mjekësore për trajtimin e pacientëve post-COVID, ndërsa në fund të vitit do të vijojë fuqizimi shtesë në këtë segment.

Related posts

Fondacioni Zaev ndanë 5 bursa për mjek të ri për specializim

Gazetamax.mk

Osmani: Si kryeministrin shqiptar, do e bëjmë edhe presidentin e parë shqiptar

Gazetamax.mk

Agron Dedivanaj vëzhgon nga afër punimet në gjimnazin e Tuzit

Gazetamax.mk