Plagosje, dhunë në familje dhe vjedhje, policia arreston 7 persona dhe shpall në kërkim një tjetër

Shtatë persona u arrestuan nga policia për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një tjetër është shpallur në kërkim dhe një 39-vjeçar u procedua penalisht.

Në një njoftim për mediat, policia tha se personat e arrestuar janë: A.C.(K)., 26 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”.

Po për të njëjtën vepër penale u arrestuan edhe shtetasit M. L., 34 vjeç, E. B., 29 vjeç dhe M. J., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur dritaret dhe dyert e një objekti të braktisur, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Sipas policisë, këta shtetas, me datë 11 janar të këtij viti kanë vjedhur kabllot elektrike të ish-zyrat e Arkivit Shtetëror.

Po nga këto shërbime u ndalua shtetasi E. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. B., 36 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen “28 Nëntori”, në një dyqan, kanë vjedhur çantën e shtetasit G. A., 33 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin B. Gj., 50 vjeç, banues në lagjen nr.1, Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u procedua penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasi F. B., 39 vjeç, banues në lagjen nr.3, Sarandë, pasi u konstatua duke kryer punime, pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin Xh. D., 21 vjeç, banues ne Delvinë, pasi ka goditur me sende të forta (shufër hekuri) në kokë, shtetasin S. A., 20 vjeç, banues në Delvinë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit në përqindje