GazetaMax
Lajme

Ministria e Bujqësisë një javë pa sistem elektronik! Hakerët kërkojnë para për ta zhbllokuar sistemin?

Tash e një javë nuk punon sistemi elektronik pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, shkruan TV21. Nga Ministria për TV21 thonë bëhet fjalë për një sulm serioz, pa potencuar për çfarë lloji të ndërhyrjes kibernetike konkretisht bëhet fjalë.

“Aktualisht nuk funksionon ende. Është një sulm i madh dhe serioz, por departamenti i IT tashmë po punon për zgjidhjen e problemit”, thonë nga Ministria e Bujqësisë.

TV21 nga burime brenda hetimit mëson se jozyrtarisht bëhet fjalë për sulm nga një grup rus i hakerëve, për çka ende nuk ka njoftim zyrtar nga autoritetet. Ministria e Punëve të Brendshme për rastin në fjalë është njoftuar që prej 12 shtatorit, prej kur edhe sistemi është jashtë funksionit.

“Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njofton qytetarët se sistemi elektronik i Ministrisë ishte shënjestër e një sulmi të hakerëve që bllokoi procesin e rregullt të punës dhe pengoi përmbushjen e proceseve aktuale nën kompetencat e Ministrisë. Sulmi është raportuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme për hetime dhe veprime të mëtejshme dhe për shkak të seriozitetit të problemit, aktualisht sistemet në Ministri janë jashtë funksionit. Për momentin punonjësit e Departamentit të IT-së pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave po punojnë për eliminimin e problemit dhe rivendosjen e sistemit”, deklaroi Ministria e Bujqësisë në njoftimin me 12 shtator 2022.

Pyetëm në MPB se deri ku është hetimi dhe nëse kanë informacion se prej cilit vend vjen sulmi, nga atje na thanë se për momentin nuk mund të zbulojnë më tepër informacione, përveç se bëhet fjalë për sulm të tipit ransomware.

“Tani për tani mund t’ju themi se kemi raportim dhe po veprojmë sipas tij. Është një sulm ransomware në sistemin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave”, thonë nga MPB.

Ndryshe, sulmet e tipit Ransomware janë lloj i softuerit destruktiv nga kriptovirologjia përmes të cilëve viktimat kërcënohen me publikimin e të dhënave personale, ose bllokimin për qasje në të njëjtat, kurse sulmuesit kërkojnë kompensim financiar për zhbllokimin e të dhënave, që kohëve të fundit zakonisht kërkohet të realizohet përmes kriptovalutave, në mënyrë që të mos zbulohet autori, përmes të rrugëtimit të transaksionit financiar

Related posts

Dizeli është liruar, prodhuesit paguajnë rrymë të lirë, por çmimet nuk ulen

Gazetamax.mk

Dita e Plisit/ Ahmeti: Kujtimet mbi heronjtë dhe atdhedashurinë, qëndrojnë të pavdekshme ndër breza vetëm përmes këngës e valles

Gazetamax.mk

Policia speciale në Ukrainë ka vrarë ish-shefin e Shërbimit Sekret

Gazetamax.mk